Miliarderia më e re në botë, Kylie Jenner ka qenë e ftuara speciale e puntatës së parë të sezonit të ri të "The Ellen Show" bashkë me të ëmën, Kris Jenner. Kylie foli për jetën e saj private dhe statusin si më e pasura ndër të gjitha motrat Kardashian-Jenner.

E pyetur nga Ellen DeGeneres se sa para kishte me vete në studio, Kylie habiti me përgjigjen e saj; 0 dollarë! Ajo nuk kishte asnjë para kesh me vete përpos kartës, pa të cilën sigurisht që nuk del nga shtëpia.

Më pas Ellen pyeti Kris-in dhe kjo e fundit zbuloi se kishte 5 kartëmonedha 20 dollarëshe me vete.

"Dikur mbaja 1000 dollarë në kartëmonedha 20-tëshe. Por sa herë që kërkoja para ishin zhdukur e di pse, sepse unë kam 6 fëmijë. Dhe zhdukeshin. kështu që u dorëzova dhe tani kam më pak për të më vjedhur".