Shqipëria u mund mbrëmjen e djeshme nga Franca, me rezultatin 4-1, por ajo që shqetëson ishte paraqitja e skuadrës kuqezi, e cila ishte mjaft e dobët.

“France Football” është ndalur te skuadra shqiptare dhe ka bërë vlerësimin për lojtarët shqiptarë. Padyshim që notat e tyre ishin shumë të dobëta dhe i vetmi që e kalon “klasën” është Keidi Bare që mori notën 5.

Ndërkaq prestigjozja franceze ka zgjedhur Hysajn si lojtarin më të dobët, duke i vendosur notën 3.“Në një mbrojtje shqiptare të rrethuar në çdo cep, ai ishte personi që vuajti më shumë dhe me diferencë të thellë.

Shumë pak i frymëzuar në vendosjen e tij, në vështirësi të mëdha në duele. Dukej i ngathët për të përballuar kundërshtarët e shpejtë. Logjikisht ai fuste ujë nga të gjitha anët.

Qoftë kundër Komanit që e la në vend me një driblim apo dhe pas pushimit me Grizmanin. Një ndeshje që do të mbetet disa javë në kokën e tij”, shkruan francezja “France Football”.