Klubi i Teutës ka njoftuar se ka nisur një fushatë të re abonimesh sezonale për tifozët. Aboneja do të përfshijë të gjitha ndeshjet e durrsakëve në stadiumin ‘Niko Dovana’ sa i përket kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë për sezonin 2019-2020.
Kështu, klubi i Teutës ndjek një politikë të cilën më parë këtë sezon e ka bërë edhe Skënderbeu e Tirana, për t’i krijuar një lehtësi më të madhe tifozëve në akomodimin në shkallët e stadiumit.
"Djemtë e Detit" edhe këtë sezon kanë pretendime të mëdha në kampionat, dhe kërkojnë të kenë sa më shumë mbështetjen e tifozëve në mënyrë që të arrijnë objektivat. Të besuarit e trajnerit Shkëmbi e kanë nisur shumë mirë kampionatin teksa në tre javët e para kanë grumbulluar shtatë pikë.
Njoftimi i klubit për abonenë sezonale:
KF Teuta nis një fushatë të re abonimesh sezonale për tifozët për sezonin 2019-2020. Aboneja do të jetë e vlefshme për të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe Kupës së Shqipërise që KF Teuta luan si pritëse në stadiumin “Niko Dovana”.
Duke nisur nga data 6.9.2019, të gjithë tifozët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +355 69 96 15 493(email:[email protected]).
Klubi kërkon të lehtësojë sa më tepër hyrjen dhe akomodimin e tifozëve ne shkallet e stadiumit për sezonin e ri futbollistik.





