Nicki Minaj thotë se ka vendosur që të tërhiqet nga muzika dhe t’i përkushtohet familjes. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ylli i muzikës, e cila iu tha fansave që i do shumë.
E nominuara për çmimin Grammy është duke u takuar me Kenneth Petty dhe ka lënë të kuptohet se ata po planifikojnë të martohen.
Përveç muzikës, 36-vjeçarja është shfaqur në disa filma në Hollywood dhe ka një emision të sajin në radio.
Ajo nuk e ka bërë të qartë se sa prej ndërmarrjeve të saj po tërhiqet, edhe nëse është serioze në atë që ka shkruar.





