Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj çdo ditë e më shumë tregon se modestia është aset që nuk e kanë të gjithë.
Ajo i dha fund beqarisë në vitin 2015, me një prej milionerëve më me influencë në Amerikë, Sam Nazarian, me të cilin ka edhe dy vajza.
Emina nuk heziton në asnjë moment të jetë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit përditshmërinë e saj.
Edhe pse është gruaja e një milioneri, ajo ka zbuluar së fundmi se për punët e shtëpisë nuk e ka problem të kujdeset edhe vetë.
Modelja ka postuar në Instagram disa momente ku shihet me fshesë në dorë ndërsa shkruan: "Nusja në flakë".





