Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve njofton se janë hapur thirrjet për bursa shkëmbimi Erasmus Plus Credit Mobility me Universitetin e Varnës në Bullgari. Bursat do të ofrohen për studentë të programeve Bachelor në Fakultetin e Biznesit dhe Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën në Universitetin e Durrësit.
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar ndërmjet Universitetit të Menaxhimit Varna, Bullgari dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2018-2021, hapet thirrja për aplikime të studentëve të vitit të dytë në nivelin bachelor të studimeve: 5 (pesë) studentë për vitin akademik 2019-2020, (3 muaj) për semestrin e dytë (3 shkurt – 31 maj 2020)
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do të shpallet në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin e Menaxhimit Varna, Bullgari.
Kush mund të aplikojë:
Studentë të vitit të dytë të Fakultetit të Biznesit dhe FASTIP.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
-
Njohuri të mira të gjuhës angleze sipas kualifikimeve të testeve ndërkombëtare, niveli B1 të mbrojtur me certifikatë;
-
Performancë shumë të mirë akademike;
-
Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi;
Dokumentet që nevojiten për aplikim:
-
Vërtetim studenti;
-
Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
-
Kopje e pasaportës;
-
Letër motivimi në gjuhën angleze.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti
Afati i aplikimit është deri më datë 07 tetor 2019.
*Dokumentet mund të dorëzohen elektronikisht ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, kati i tretë, zyra 320, universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.





