Teuta është një prej skuadrave që ka bërë më shumë ndryshime gjatë merkatos së verës. Bregdetarët kanë vendosur t’i besojnë eksperiencës këtë sezon, ndërsa një gjë e tillë është vërejtur edhe në fushë. Në sezonin e kaluar, durrsakët kishin vetëm 5 pikë pas tre javëve të para, dy më pak nga edicioni aktual.

Të besuarit e Bledi Shkëmbit duket se kanë gjetur harmoninë me njëri-tjetrit, ku në tre javët e para kanë fituar 2 takime dhe kanë barazuar 1. 

Statistika interesante këto për një skuadër që sezonin kërkon ta mbyllë në zonën Europiane. Kjo e bën skuadrën e Shkëmbit të besojë te një paraqitje më e mirë në këtë edicion dhe pse jo të synojë titullin kampion.