Bernard Berisha ka qenë heroi i ndeshjes për skuadrën e Akhmat Grozni, duke i siguruar një barazim 1-1 me një gol në minutën e dytë shtesë të takimit ndaj Tambov. Ishte një goditje dënimi pas të cilës topi përfundoi te mesfushori i Kosovës i cili e dërgoi në rrjetë me një gjuajtje fluturimthi.
Barazimi solli edhe vlerësimin për futbollistin, pasi u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa mori një dhuratë shumë të veçantë. Pas duelit, ai u vlerësua nga “Fondi Rajonal Publik” organizatë shtetërore, për këtë kontribut që kishte dhënë. Kjo organizatë shtetërore, që është njëkohësisht edhe sponsori kryesor i skuadrës, i dhuroi Berishës një makinë të re Hyundai Solaris.
Vetë presidenti i Akhmat Groznit e njëkohësisht lideri politik i Çeçenisë, Magomed Daudov, i dorëzoi Berishës çelësat e makinës pas përfundimit të ndeshjes.





