Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese. Ngjarja është regjistruar në Korçë në lagjen nr.3 të qytetit pranë ish-depos së ujit.
Nga informacionet paraprake mësohet se është qëlluar me armë drejt një shtëpie private, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta.
Forcat të shumta policie kanë shkuar në skenën e krimit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje. Ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.





