Një kufomë e dekompozuar është gjetur pranë grykëderdhjes së lumit Seman.
Ngjarja është raportuar rreth orës 12:00, kur Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier është njoftuar për praninë e një trupi të pajetë në këtë zonë.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.





