Mësohet se para pak minutash, një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ku një furgon është përplasur me një makinë.

Për shkak të përplasjes janë plagosur disa persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Fëmija i lënduar është duke u dërguar me urgjencë në spital.