Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar pas takimit të tij me presidentin e SHBA-së Donald Trump të martën në Shtëpinë e Bardhë të cilën e ka cilësuar si “një nga bisedat më të mira” që të dy udhëheqësit kanë pasur, duke përmendur koordinimin e ngushtë mbi Iranin dhe çështje të tjera të sigurisë.
“Ishte një bisedë për partneritet të plotë, për mbështetje të ndërsjellë, me një mirëkuptim të qëllimit të përbashkët për të siguruar që Irani të mos ketë armë bërthamore, si dhe për qëllime të tjera”, tha Netanyahu në hebraisht në një video të publikuar nga zyra e tij pas takimit me dyer të mbyllura.
Netanyahu u largua nga Shtëpia e Bardhë pas bisedimeve që zgjatën pak më shumë se një orë. Zyrtarë të lartë nga të dy qeveritë morën pjesë në takim, i cili nuk ishte i hapur për gazetarët.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i quajti bisedimet “pozitive dhe produktive”. Një zyrtar izraelit tha se udhëheqësit diskutuan gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Izrael dhe mundësi të ndryshme në Lindjen e Mesme.





