Flakët e zjarrit kanë përfshirë mesditën e sotme ishullin e Sazanit. Vatra e regjistruar pak më parë në ishull rrezikon të përfshijë edhe pyllin e Sazanit.
Lidhur me ngjarjen është njoftuar marina ushtarake, ndërsa mësohet se punonjës të rojes bregdetare janë nisur drejt ishullit të Sazanit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në Sazan, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.





