Një shqiptar është arrestuar pasi i janë gjetur në makinë një ngarkesë prej 208 kg drogë.
Shqiptari i moshës 29 vjeç, është arrestuar gjatë një kontrolli policor në autostradën Bolonja Fiera.
Ai nuk i është përgjigjur urdhrit të ndalimi në postobllokun e policisë financiare, por pas një ndjekje për disa kilometra automjeti është bllokuar dhe shqiptari është prangosur.
Marijuana ishte konfeksionuar në rreth 100 pako në brendësi të automjetit. Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 208 kg. Sipas autoriteteve italiane, nëse do të dilte në treg, droga do të kapte një vlerë përfitimi prej 1 milion e 200 mijë euro.





