Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Fushë-Krujë – Tiranë, ku janë përfshirë një autoambulancë nga qyteti i Peshkopisë dhe dy autovetura, mes tyre një Volksvagen me targë AA 748 IU dhe një tjetër tip Mini Cooper me targë AA 200AP.

Si  pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Nga informacionet paraprake, mësohet se të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në spitalin e Traumës.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.