Ka vdekur pas një plumbi të marrë në kokë. Kjo është e vetmja gjë e sigurtë lidhur me vdekjen e dyshimtë të 27-vjeçarit shqiptar Serxhio Veizi në Itali.

Sipas policisë, i riu ka precedentë penalë të mëparshëm lidhur me botën e drogës.

Pas një kërkimi në profilin e tij në Facebook, shihet se i riu punonte në një piceri në shetin fqinj dhe ishte i fejuar. Misteri që rrethon vdekjen e të riut Veizi ka shtyrë policinë e vendit fqinjë që të ngrejë hipotezën e vetëvrasjes dhe të vrasjes. Por nëse do të ishte vrasje, pse duhet të linte autori pistoletën në vendin e krimit?

Gjthësesi hetimet vazhdojnë dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të mësuar të vërtetën.