Trupi i pajetë i një të riu shqiptar është gjetur në bordin e një makine "Volkswagen Polo“ në Itali. Mediat italiane raportojnë se 27-vjeçari, Serxhio Veizi, u gjet i mbuluar nga gjaku, ndërsa pranë tij ishte edhe arma nga e cila ka dalë plumbi.
Deri tani nuk ka të dhëna nëse shqiptari është vrarë apo vetëvrarë. Ngjarja ndodhi sot pasdite, rreth orës 15:00 në anë të rrugës provinciale Casarano-Ugento, në Leçe.
Hetimet për rastin janë në vazhdim, por autopsia do të hedhë dritë mbi natyrën e ngjarjes, qoftë vrasje apo vetëvrasje.





