Majlinda Kelmendi është buzë kompletimit të titullit në Kampionatin Botëror të Xhudos, pasi tani ka kaluar në gjysmëfinale të Tokyo 2019. Xhudistja kosovare e mposhti kampionen e botës të vitit 2017, japonezen Ali Shishime, në çerekfinale, në kërkim të titullit të tretë botëror.

Edhe pse luftën e nisi vakët, 28-vjeçarja mori kontrollin ndaj japonezes dhe nuk la hapësirë për asnjë gabim.Tre ndëshkime radhazi i kushtuan Shishimes me humbje dhe Kelmendit me kalim në gjysmëfinale, ku do të takohet me kampionen në fuqi, japonezen tjetër Uta Abe.

Kosovarja, kampione bote më 2013 dhe 2014, raundin e parë e kaloi pa luftë, në raundin e dytë e mundi Luz Olvera nga Meksika. Në raundin e tretë e kaloi Agata Perencin e Polonisë, para se ta mposhte Shishimen në çerekfinale.