Karlo Ançeloti nuk ka dashur të hyjë në polemikat për penalltinë, por ka analizuar ndeshjen, duke u projektuar te dueli i radhës, ndaj Juventusit:

Morëm 3 pikë të rëndësishme, pasi në Firence nuk është asnjëherë e lehtë të fitosh, – bën hyrjen trajneri i Napolit.

Unë i nervozuar? U ofendova për 90 minuta me radhë, por në fund, pas sfidës, nuk ngurrova që t’u tregoja disa prej injorantëve, të cilët më morën në shënjestër, që të shkonin në shtëpi. Ndërsa për pjesën tjetër, mund të them se Fiorentina ka një tifozëri fantastike.

Penalltia e Mertensit? Nuk flas për arbitra, dua të shoh përpara. Sfida me Juven vjen me shqetësime? Është e vërtetë që pësuam 3 gola, por në të njëjtën kohë realizuam 4 në transfertë. Prandaj, kur dëgjoj se na duhet edhe një sulmues, mendoj se do të ishte më mirë nëse investojmë dhe presidenti më sjell një mbrojtës, sepse këtu kemi probleme. Ndërsa për sa i përket ndeshjes me Juven, skuadra do të jetë gati. E dimë se sa e rëndësishme bëhet që në javën e dytë ky rezultat, por mendoj se mund të bëjmë një tjetër paraqitje pozitive”, tha Ançeloti.