Është e pamundur që Zhoze Murinjo mos të prodhojë polemika gjithmonë që ai jep ndonjë deklaratë. Tashmë në rolin e analistit të “Sky Sports”, portugezi nuk ka nguruar të thumbojë, trajnerin e Mançester Sitit, Pep Guardiola.
Teksa po diskutohej për përdorimin e teknologjisë VAR në Premier Ligë, Murinjo u shpreh: “Vetëm hajdutët mund të ankohen për përdorimin e kamerave të sigurisë”.
Një “shigjetë” që shkon për rivalin Guardiola, i cili protestoi në fundin e ndeshjes ndaj Totenhemit, për golin që iu anulua brazilianit Gabriel Zhezus, pas ndërhyrjes së VAR.





