Daniele Rugani me shumë mundësi do të largohet nga Juventusi, pasi nuk konsiderohet në planet e trajnerit të ri. Për lojtarin interesohen Roma dhe Monako, të cilët kanë kontaktuar me drejtuesit bardhezi, por e konsiderojnë të lartë çmimin prej 30 milionë euro të kërkuar.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, drejtori sportiv Fabio Paratiçi, është nisur drejt Barcelonës për të folur me drejtuesit katalanas, me shpresën se ata janë të interesuar akoma për lojtarin.

Spanjollët kishin shfaqur interes për të marrë shërbimet e 25-vjeçarit në vit më parë, por asokohe “Zonja e Vjetër”, refuzoi ta shesë pasi e shikonte atë si pasardhësin e Barzalit. Gjithsesi Rugani tani nuk është në planet e Sarrit, dhe drejtuesit po përpiqen ta largojnë, duke ia ofruar atë Barcelonës.

Italiani ishte pranë një transferimi në Premier Ligë, me Arsenalin dhe Totenhemin që dukeshin afër transferimit të tij, por nuk ranë dakord me kushtet personale, dhe një transferim atje tashmë është i pamundur, për shkak se merkato në Angli është mbyllur.