Një tornado e rrallë goditi sot Luksemburgun në pjesën jugperëndimore, duke plagosur 19 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Zyrtarisht është thënë se janë dëmtuar 160 banesa nga erërat e forta që goditën qytetet Petange dhe Kaerjeng, që ndodhen shumë pranë kufirit me Francën dhe Belgjikën.

Panik ka patur edhe tek komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në Francë pranë kufirit me Luksemburgun, aty ku tornado goditi me gjithë forcën e saj. Fatmirësisht, erërat e forta nuk kaluan në atë zonë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tornadot me shpejtësi deri në 128 km/h që shkatërrojnë çatitë e banesave, makinat dhe rrëzojnë pemët.