Bajerni i Mynihut është treguar i pamëshirshëm në përballjen miqësore ndaj modestëve të Rotaç-Egern, teksa i ka shpartalluar këta të fundit duke shënuar plot 23 gola.

Një rezultat qesharak, teksa rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe futbollisti me origjinë shqiptare Leon Dajaku, i cili u transferua pak kohë më parë nga skuadra e Shtutgardit te kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Sulmuesi e nisi sfidën si titullar, përkrah Robert Levandovskit, teksa shënoi golin e dytë për Bajernin në minutën e 8-të të ndeshjes.