Teuta ndodhet në Korçë ku po zhvillon fazën përgatitore. Trajneri Bledi Shkëmbi ka folur për fillimin e kampionatit dhe sezonin e ri.
Fillimi i kampionatit?
“Për ne është normale që kampionati të fillojë në datën që është vendosur se kemi bërë përgatitjet, e kemi bërë programin për këtë datë. Por nuk varet nga ne, nuk është në dorën tonë dhe jemi të detyruar të fillojmë në atë datë që na cakton Federata”.
Sezoni i ri?
“Mendoj që edhe këtë vit do të jetë një kampionat i fortë, në futboll vit pas viti niveli vjen duke u rritur e duke u bërë më e vështirë. Këtë vit do të ketë ekipe edhe më të mira e të forta që do të luajnë më fort futboll. Për mendimin tim, ndryshe nga sa mendojnë të tjerët, çdo vit niveli vjen e përmirësohet”, deklaroi Shkëmbi.





