Pas Greqisë, tërmetet kanë tronditur këtë mesditë Turqinë. Mediet turke raportojnë se dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 4.2 dhe 6 ballë të shkallës Rihter kanë shkaktuar panik të madh te qytetarët.

Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 13:30 në Turqinën perëndimore, ndërsa epiqendra ishte në zonën e Denizlisë.

Tërmeti 6 ballësh është ndjerë thuajse në të gjithë Turqinë qendore dhe perëndimore dhe momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale.