Një biznes është gjobitur në Himarë, pasi kishte "shpikur" një faturë tatimore, një formë kjo për t'i shpëtuar deklararimet të fitimeve. Ka qenë vetë ministrja e Financave dhe Ekomisë, Anila Denaj e cila ka dhënë lajmin, duke thënë se denoncimi kishte ardhur nga qytetari në celularin e saj. Denaj tha se ky biznes lëshonte fatura në gjuhë të huaj dhe është "justifikuar" se kjo gjë është për përdorim të brendshëm, por sipas një gjë e tillë është e ndaluar.

Ministrja ka qenë ditën e sotme në Himarë ku ka inspektuar disa prej bizneseve. Kjo vizitë e saj është në kuadër të aksionit kundër informalitetit, i cili ka po vijon prej ditësh, në fokus të së cilës ka qenë pastrimi i hapësirave të zaptuara nga bizneset private, por edhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

“Në fakt ne sot erdhëm këtu edhe për një denoncim të një qytetari, i cili dërgoi një faturë jo tatimore në rrjetet sociale. Dërgoi një faturë jo tatimore në celularin tim, duke denoncuar ekzistencën e paligjshmërisë në një nga restorantet më të shtrenjta të kësaj zone dhe ku ju do ta shikoni sepse dhe çmimet janë të krahasueshme më lartë se sa tregu. Kjo është një çështje e modelit të biznesit, i cili për sa kohë ka një klientelë është shumë mirë, por sidomos për këto biznese është shumë e rëndësishme të fusin në konsideratë që kjo faturë nuk duhet të ekzistojë.

Fatura e cila është dhe në gjuhë të huaj, pra nuk është një faturë as e prodhuar në Shqipëri, ka çmime përtej artikujve dhe argumenti i menaxherit të restorantit, i cili thotë që përdoret për menaxhim të brendshëm, nuk është një argument i cili pranohet, jo vetëm nga rregullat por edhe nga fakti që fatura e denoncuar është me çmime dhe qytetari ka denoncuar faktin që nuk ju soll kuponi tatimor”, tha Denaj.