Sipas MeteoAlb, deri pasdite do të mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta në të gjithë territorin e Shqipërisë, por pasditja sjell kalime vranësirash në ekstremin verior, ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 15°C deri në 36°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veri-perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.