I ftuar sot në programin “Pushime on Top” për herë të parë, Shakohoxha u shpreh për largimin e Ilda Bejlerit nga Digjitalb. Ai theksoi se vendimi për të ndërprerë marrëdhënien profesionale me Ildën nuk u prit mirë nga kjo e fundit. 

"Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner, përveçse brigadier dhe në periudhën e verës rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë vetë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me çunat e stafit dhe po ne vendosëm, që mund të shihte opsion në një kanal tjetër. E përjetoi me shumë emocion largimin nga Digjitalb, po ne kemi qenë ato që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste, por jemi prapë ne që do e ndërrojmë",- tha Shakohoxha.