Disa shkurre kanë marrë flakë mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës.
Zjarri ka rënë në lagjen nr.1 të qytetit pas ish-kirurgjisë së vjetër.
Mësohet se policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mberritur shpejt në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar apo dëme materiale.





