Zjarri masiv që përfshiu një kabinë pushuesish në Gjirin e Lalzit ka lënë pas dëme të shumta materiale.

Siç shihet nga fotot dhe pamjet filmike që po publikon DurrësLajm, gjithçka është shkrumbuar tërësisht.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por ende nuk është mësuar shkaku i rënies së zjarrit.

Kujtojmë se veçanërisht fundjavave, zona është e vizituar nga pushues e turistë të shumtë, të cilët zgjedhin këtë plazh për të kaluar ditën e pushimit.