Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, këshillon drejtuesit e mjeteve të cilët kanë zgjedhur për të pushuar në zonën e Malit të Robit dhe Golemit, se për të shmangur radhët e gjata që krijohen në rrugën dytësore Mali i Robit -Plepa, Durrës, për shkak të ngarkesës së madhe të krijuar nga sezoni turistik, të zgjedhin rrugën kryesore, duke ndjekur aksin rrugor Mbikalimi i Kavajës-Durrës, për t'u kthyer, me qëllim shmangien e trafikut.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuar dhe kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve.