Një shtetasi grek i refuzohet hyrja në Shqipëri përmes Pikës Kufitare të Kakavijës, duke e shpallur si person të padëshiruar.
Bëhet fjalë për grekun Kostas Dhimitropulos, i cili ishte duke udhëtuar drejt Himarës nga ku ka dhe gruan për të kaluar pushimet verore. Atij i është dhënë edhe shkresa që i ndalon hyrjen për në Shqipëri për një afat të pacaktuar.
Refuzimi i Dhimitropulos është ndërmarrë pasi ka qenë pjesëmarrës aktiv në bllokimin e aksit nacional Jorgucat-Kakavijë bashkë me dhjetëra shtetas grekë të tjerë në shenjë proteste fill pas varrimit të Konstantinos Kacifas me 8 nëntor 2018.
Kujtojmë se ekziston një listë e autoriteteve shqiptare prej 50 personash që janë shpallur të padëshiruar për të hyrë në Shqipëri.





