Gjendet një mjet i djegur në Porto Romano të Durrësit.

Makina dyshohet të jetë përdorur nga autorët e paidentifikuar ende në vrasjen e 40-vjeçarit Feriz Bardhi.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, rreth orës 12:55 në lagjen nr.18, ku Bardhi u qëllua me breshëri plumbash sapo doli nga dera e shtëpisë.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh për problemet që kishte viktima jashtë vendit.

Në vitin 2012, Bardhi është arrestuar nga policia italiane në Ascoli, sepse së bashku me një shtetas tjetër shqiptar Arif Qelia, u kapën me 700 gramë kokainë të pastër, dhe u akuzuan për trafik ndërkombëtar të kokainës, duke u cilësuar nga policia italiane si korrierë të drogës.