Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e rëndë ku dy të rinj dhe një 46-vjeçar kanë abuzuar seksualisht me një të mitur në Tiranë.

Nga burimet zyrtare mësohet se tre të arrestuarit kanë shantazhuar me një video 13-vjeçarin, duke i thënë se do bënin publik pamjet intime që kishin me të.

Në bashkëpunim me njëri – tjetrin, këta shtetas kanë kryer vjedhjen e banesës së tesez së të miturit ku kanë marrë bizhuteri me vlerën rreth 5000 euro.

NJOFTIMI I POLICISË

Zbardhet vjedhja e bizhuterive me vlerë rreth 5000 euro, në banesën e një shtetaseje

Zbardhet dhe dokumentohet mekanizmi dhe metodat e ndjekura për të kryer vjedhjen.

Në pranga 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim, pasi dyshohet se kanë shantazhuar një të mitur për ta përdorur për të kryer vjedhjen.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

V. H., 20 vjeç dhe F. H, 21 vjeç, Tiranë, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin B.M., 46 vjeç, të tre banues në Kombinat, Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kryer vjedhjen e banesës së një shtetaseje, ku kanë marrë bizhuteri me vlerën rreth 5000 euro.

Gjithashtu nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se këta shtetas, po në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shantazhuar një të mitur 13-vjeçar se do t’i publikonin një video intime që ia kishin bërë, me qëllim që ta përdorin këtë për të realizuar vjedhjen e banesës. Për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.