Policia ka ndalur një 33-vjeçar që akuzohet për kanosje dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Në pranga ka rënë shtetasi M. H., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti tregtar, në muajin prill të këtij viti.

Njoftimi i policisë:

Policia ndalon një tjetër shtetas si autor të dyshuar të ngjarjes së ndodhur në datën 03.04.2019 ku u gjuajt me armë zjarri në drejtim të një subjekti tregëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin:

M.H, 33 vjeç, banues në Fier.

Nga hetimet e zhvilluara, dyshohet se 33-vjeçari është bashkëpunëtor me shtetasin O.B ( i arrestuar në muajin Prill 2019) për ngjarjen e ndodhur në datë 04.04.2019, në qytetin e Fierit, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti tregëtar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.