Një person është arrestuar nga policia sot në Fier, pasi ka plagosur me thikë një 45-vjeçar një ditë më parë.

Në pranga ka rënë 43-vjeçari M.K., pasi në fshatin Kallm i Vogël, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.Xh, 45 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit:

M.K, 43 vjeç, banues në Fier.

Në datën 29.07.2019, në fshatin Kallm i Vogël, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M.K dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.Xh, 45 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.