"Këneta e Zezë" që ndodhet në fshatin Strum të bashkisë Roskovec në qarkun e Fierit është përfshirë sot nga zjarri.
Mësohet se vatra e zjarrit ka përfshirë një hapësirë të madhe toke, rreth 2 kilometra, ndaj për këtë arsye rrezikohen shumë sera dhe banesa të ndërtuara nga qytetarët rreth kënetës.
Forcat zjarrfikëse dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje per të neutralizuar flakët të cilat për shkak te erës janë përhapur edhe me shumë. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende publike por fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar në njerëz.





