Është shtyrë seanca e parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda për 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.

Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e konfirmimit me anë të letërporosisë për Arbër Çekajn.

Në seancë ishin të pranishëm të arrestuarit Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku.

Seanca e radhës për Arbër Çekajn u caktua më 16 shtator.