Një lokal ka shpërthyer në Peshkopi, ku si pasojë janë plagosur dy kalimtarë të rastit.
Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja është regjistruar mbrëmë rreth orës 23:10. Po punohet intensivisht për përcaktimin e shkakut të shpërthimit.
Njoftimi i policisë Dibër:
Rreth orës 23:10, datë 28.07.2019, në lokalin e shtetasit L.D., në qytetin e Peshkopisë, ka ndodhur një shpërthim e për pasojë janë dëmtuar lehtë dy kalimtarë të rastit, si dhe janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet intensivisht për përcaktimin e shkakut të shpërthimit.





