Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës tregon dinamikën e djegies së anijes turistike në Karaburun, ndërsa kërkon marrjen e masave nga Rregjistri Detar Shqiptar mbi kushtet në të cilat ndodhen anijet që certifikohen për transport udhëtarësh e turistësh.
Sipas informacionit zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme Detaje, kanë qenë plot 230 litra naftë në anijen e djegur plotësisht në det.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare në Durrës, në bazë të situatës së ndodhur në bordin e anijes turistike “Aquamarine”, e cila ishte akostuar në Gadishullin e Karaburunit për shkak të kohës së keqe bëhet e ditur se është marrë njoftim nga kapiteni i anijes A/T Black Pearl Nikolla Janku, se anija turistike ishte përfshirë në flakë të mëdha në largësi.
Ekuipazhi i anijes “Akuamarine” kishte këtë ekuipazh në bord: Ervis Hoxha kapiten, Edison Shaha marinar, Erald Hoxha marinar, Renato Koçiu marinar dhe Benard Allushaj motorrist.
Një orë pas nisjes së flakëve u kontaktua me kapitenin Ervis Hoxha dhe pronarin Edmir Mamushi dhe u konfirmua se rreth orës 03.45, anija është përfshirë nga flakët si pasojë e një masë elektrike. Përfshirja e anijes në flakë ka qenë e menjëhershme dhe s’kanë pasur kohë të merrnin masa për fikjen e zjarrit dhe janë hedhur në det të gjithë personat.
Anijet e rojes bregdetare s’kanë arritur ta shuajnë zjarrin, 5 persona në bord kanë dalë në breg pa lëndime, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.





