Dështon për të tretën herë seanca gjyqësore ndaj "Eskobarit të Ballkanit" në Gjykatën e Apelit, për shkak të mosparaqitjes së Balilit, si dhe mungesës së avokatit të tij, Theodhori Sollaku.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën, duke caktuar datën 11 shtator për seancën e radhës.

Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda e ka dënuar Balilin me 15 vite burg, por duke qenë se ai përfitoi gjykim të shkurtuar, do të vuajë dënimin me 10 vite burg.

Por, Balili nuk e ka pranuar këtë dënim, duke e apeluar, me pretendimin se gjykata nuk ka prova kundër tij. Klement Balili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, madje njihet edhe si “Eskobari i Ballkanit”.