Një automjet është djegur në Krujë gjatë natës.

Policia e Durrësit, në njoftimin e saj paraprak, informon se: "Më datë 28.07.2019, gjatë natës, në lagjen Nr. 4, Krujë, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht  automjeti në pronësi të shtetasit E.B.,29 vjeç, banues në Krujë."

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.