Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër.

Si pasojë e përplasjes së një motoçiklete me dy mjete të tjera, ka ndërruar jetë shoferi i motoçikletës, shtetasi Vitor Ndoja, 37 vjeç.

"Më datë 28.07.2019 në orën 17:20 në fshatin Guri Zi , shtetasi V. N. 37 vjeç, teksa drejtonte një motoçikletë është përplasur me dy mjete të tjera, për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Mjetet e përfshira në aksident dhe drejtuesit janë në vendngjarje dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit", informon policia.