Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës.

Mësohet se një 40-vjeçar ka plagosur me thikë motrën e tij. Nga informacionet paraprake, dyshohet se burri ka qenë i dehur në momentin që ka plagosur me thikë të motrën me iniciale A.C.

Policia ka vënë menjëherë në pranga 40-vjeçarin me inciale S.C dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"Rreth orës 04:40, në fshatin Kërkovë të Vlorës, dyshohet se shtetasi S. C., rreth 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës "thikë" motrën e tij A.C.

Dyshohet se shtetasi S.C ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike por po punohet për sqarimin e rrethanave.

Policia ka shoqëruar menjëherë shtetasin S.C dhe po vazhdojnë proçedurat e mëtejshme për arrestimin e tij", thuhet në njoftimin e policisë.