Një i ri akuzohet se ka përdhunuar kushërirën e tij adoleshente në Divjakë. Personi i cili ka përdhunuar kushërirën e tij 16-vjeçare është arrestuar nga policia.

Pas denoncimit të bërë bërë në Polici, autoritetet ishin vënë në kërkim të të riut, ndërsa mësohet se ky i fundit kishte shkuar për t’u fshehur në pyll.

Por kjo nuk është e vetmja ngjarje e tillë që ka ndodhur kohët e fundit. Vetëm pak ditë më parë u bë publik lajmi se një 18-vjeçar me probleme mendore u përdhunua nga një shitës ambulant. Pak para këtij rasti një  8-vjeçare nga Durrësi u tentua të përdhunohej në një shkollë nga një 16-vjeçar dhe një i mitur.

Po ashtu, rasti i Kavajës tronditi opinionin publik pasi një grup djemsh të mitur kishin përdhunuar shoqen e tyre të klasës. Pas publikimit u mësua se vajza ishte nën presionin e shantazhit të të rinjve, për një video intime të saj me një djalë me të cilin kishte lidhje dashurore.