Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 36 vjeç, banues në Elbasan.
36-vjeçari kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj, se do t’i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura në shtëpinë që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 27 copë granatave difensive dhe ofensive.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”.





