Një 34-vjeçar është arrestuar në Prrenjas pasi përndiqte vazhdimisht një vajzë 19-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin :

R.H., 34 vjeç, banues në Prrenjas, pasi ka përndjekur në mënyrë  të vazhdueshme një 19 vjeçare.

Materialet hetimore  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Dhunim i banesës” dhe “Përndjekja”.