Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një djalë rreth 27 vjeç është dërguar në spital, por ka humbur jetën. Sipas informacioneve të para, mësohet se mjekët i kanë gjetur një plumb në kokë.
I plagosuri me iniciale E.T., është transportuar në spitalin e Peshkopisë në gjëndje të rëndë shëndetësore.
"Në njësinë administrative Shupenzë, rreth orës 17.30, në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi E.T, rreth 27 vjeç,"– raporton policia.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje





