Një aksident është regjistruar vetëm pak minuta më parë në kryqëzimin tek pallati i sportit “Ramazan Njala”, në Durrës.
Një autobus urban është përplasur me një automjet dhe për disa minuta trafiku ka qenë i bllokuar në këtë zonë.
Nga përplasja, fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Pasagjerët e autobusit janë detyruar të zbresin në kryqëzim, pasi urbani nuk mund të lëvizte deri në mbërritjen e grupit hetimor që do të zbardhë rrethanat e aksidentit.





