Një shqiptar 23-vjeçar, i kapur duke vjedhur në një apartament, arriti të arritisej në mënyrë spektakolare nga dhoma e paraburgimit në Itali.

Mediet italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarin Elidon Gegaj, i cili është shpallur në kërkim.

Policia e vuri në pranga në mëngjes, teksa ishte bllokuar në ballkonin e një apartamenti në Monza, të cilin e kishte plaçkitur. Por në orën 11.30 të mëngjesit, ora e fillimit të procesit gjyqësor, Elidon Gegaj mundi të arratisej.

Ai ishte futur në një qeli që nuk i kishte hekurat e lartë deri në pjesën e tavanit dhe nuk e la pa shfrytëzuar këtë mundësi duke u arratisur. Ai ka mundur të ngjitet mes pjesës boshe dhe ka dalë në korridor, e më pas ka ikur pa u pikasur.

Gegaj akuzohet për vjedhje dhe në kohën e arrestimit iu bllokuan edhe mallrat që kishte vjedhur. Sendet kishte tentuar t’i fshihte në një kazan plehrash: katër orë, katër unaza dhe medalje ari, vëthë dhe një gjerdan metalik të çmuar etj.